Email Llak Rapid
- Produktet
- Ngjyra llaku për metal
- Email Llak Rapid
Përshkrimi dhe aplikimi
- EMAIL LLAK RAPID është smalt universal i dizajnuar për dekorimin dhe mbrojtjen afatgjatë të sipërfaqeve metalike dhe atyre prej druri.
- I bazuar në rrëshira alkide të cilësisë së lartë, pigmente organike dhe inorganike, tretës organikë dhe aditivë funksionalë që garantojnë mbulim të shkëlqyer, tharje të shpejtë dhe qëndrueshmëri të lartë.
- Rekomandohet për përdorim në industri dhe ndërtimtari për sipërfaqe të brendshme dhe të jashtme, ku kërkohet kombinimi i estetikës me mbrojtjen e fortë.
- Sipërfaqja duhet të jetë e pastër, e thatë dhe pa gjurmë yndyre apo pluhuri, dhe për mbrojtje maksimale këshillohet aplikimi paraprak i ANTIKOROLL RAPID si shtresë bazë. Produkti duhet përzier mirë para përdorimit, hollohet me nitro tretës deri në 10% dhe aplikohet me spërkatje në 1–2 shtresa me pistoletë.
Karakteristikat teknike
- Koha e tharjes është 30 minuta.
- Shtresa e dytë mund të aplikohet pas 12 orësh.
- Konsumi është 8–10 m2/kg, varësisht nga lloji i sipërfaqes punuese.
- Afati i përdorimit është 24 muaj në paketim origjinal.
- Produkti duhet të ruhet në ambiente të thata, në temperaturë 5–25°C.
Paketimi
- Kofe plastike
- 0.75 kg
- 5 kg
- 20 kg
Kalkulo shpenzimet
Shtoni dimensionet e murit dhe kalkulatori do të llogarisë shpenzimet tuaja për dimensionet e dhëna.
m²