Kush jemi ne
Extra Colors është prezente në tregun e Kosovës, si ofrues i një game të gjerë asortimentesh të ngjyrave dhe llakeve. Si partner për bashkëpunëtorët dhe klientët në këtë lëmi, me prodhime konkurrente të përfituara me njohuri dhe teknologji të avancuar, përmbush dëshirat dhe kriteret e klientëve të respektuar.
Me orientime zgjerimi të vazhdueshëm drejt të së ardhmes, “Extra Colors” tani furnizon industrinë Kosovare të ndërtimit me materiale ekologjike, të shëndetshme, natyrale, ekonomike me vlera të qëndrueshme dhe të gatshme për përdorim. “Extra Colors” është në shërbim të klientëve edhe si këshillues. Duke respektuar dhe vlerësuar dëshirën dhe aftësinë për bashkëpunim, merr përgjegjësinë që ofron mbështetje për produktet e saj.
Klientët të nderuar, një klimë pune dhe motivuese për bashkëpunim të fortë mes prodhuesit Kosovar dhe konsumatorit Kosovar janë qëllimet që ne si staf i kemi vënë vetes si formë civilizuese për të mos harruar të kaluarën e hidhur dhe ndërtuar të ardhmen e sigurtë.
Ne dhe Ju, bashkarisht mund të hapim vende të sigurta pune K Ë T U.
Ju përgëzojmë për mbështetjen e Juaj! Menaxhmenti i Extra Colors

NGJYRA TË SIGURTA
"Extra Colors" ofron ngjyra që janë të sigurta për përdorim dhe miqësore për mjedisin. Produktet tona janë pa përmbajtje plumbi dhe të prodhuara me teknologji të avancuar, duke garantuar një hapësirë të shëndetshme për ju dhe familjen tuaj..
Mbështetje dhe këshillim për klientët
"Extra Colors" është në dispozicion të klientëve të saj jo vetëm si furnizues produktesh, por edhe si këshillues i besueshëm. Duke vlerësuar dëshirën dhe aftësinë për bashkëpunim, ne ofrojmë mbështetje të plotë për të garantuar që çdo klient të marrë produktin më të përshtatshëm për nevojat e tij.
GARANCI E GJATË ME EMULSION SILIKONI
Ne jemi të parët që ofruam një produkt të garantuar për 15 vite, duke siguruar që ngjyrat tuaja të qëndrojnë të freskëta dhe të mbrojtura.
Misioni
Misioni i “Extra Colors” është të furnizojë tregun e Kosovës me një gamë të gjerë ngjyrash dhe llakesh të cilësisë së lartë, të prodhuara me teknologji të avancuar, duke përmbushur kërkesat dhe dëshirat e klientëve tanë të respektuar. Ne synojmë të mbështesim industrinë e ndërtimit me materiale ekologjike, të shëndetshme dhe natyrale, si dhe të ofrojmë këshillim dhe mbështetje të plotë për klientët tanë, duke ndërtuar një klimë të fortë bashkëpunimi dhe besimi.
Vizioni
Vizioni ynë është të kontribuojmë në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të sigurt për Kosovën, duke u bërë një lider i njohur në ofrimin e materialeve të ndërtimit ekologjike dhe ekonomike. Ne dëshirojmë të krijojmë një mjedis pune të motivuar dhe bashkëpunues mes prodhuesit dhe konsumatorit kosovar, duke kontribuar në rritjen e mirëqenies së komunitetit dhe në ndërtimin e një të ardhmeje të ndritur për të gjithë.