Powered by Smartsupp
L O A D I N G

Përshkrimi dhe aplikimi

  • EMAIL LLAK RAPID është smalt universal i dizajnuar për dekorimin dhe mbrojtjen afatgjatë të sipërfaqeve metalike dhe atyre prej druri.
  • I bazuar në rrëshira alkide të cilësisë së lartë, pigmente organike dhe inorganike, tretës organikë dhe aditivë funksionalë që garantojnë mbulim të shkëlqyer, tharje të shpejtë dhe qëndrueshmëri të lartë.
  • Rekomandohet për përdorim në industri dhe ndërtimtari për sipërfaqe të brendshme dhe të jashtme, ku kërkohet kombinimi i estetikës me mbrojtjen e fortë.
  • Sipërfaqja duhet të jetë e pastër, e thatë dhe pa gjurmë yndyre apo pluhuri, dhe për mbrojtje maksimale këshillohet aplikimi paraprak i ANTIKOROLL RAPID si shtresë bazë. Produkti duhet përzier mirë para përdorimit, hollohet me nitro tretës deri në 10% dhe aplikohet me spërkatje në 1–2 shtresa me pistoletë.

Karakteristikat teknike

  • Koha e tharjes është 30 minuta.
  • Shtresa e dytë mund të aplikohet pas 12 orësh.
  • Konsumi është 8–10 m2/kg, varësisht nga lloji i sipërfaqes punuese.
  • Afati i përdorimit është 24 muaj në paketim origjinal.
  • Produkti duhet të ruhet në ambiente të thata, në temperaturë 5–25°C.

Paketimi

  • Kofe plastike
    • 0.75 kg
    • 5 kg
    • 20 kg

Kalkulo shpenzimet

Shtoni dimensionet e murit dhe kalkulatori do të llogarisë shpenzimet tuaja për dimensionet e dhëna.

Tjeter Produkt