Powered by Smartsupp
L O A D I N G

Përshkrimi dhe aplikimi

  • EMAIL LLAK SINTETIK është smalt universal i dizajnuar për dekorimin dhe mbrojtjen afatgjatë të sipërfaqeve metalike dhe atyre prej druri.
  • Produkti është i bazuar në rrëshira alkide të cilësisë së lartë, pigmente organike dhe inorganike, tretës organikë dhe aditivë funksionalë, të cilët garantojnë mbulim të shkëlqyer, tharje të shpejtë dhe qëndrueshmëri të lartë.
  • Rekomandohet për përdorim në industri dhe ndërtimtari për sipërfaqe të brendshme dhe të jashtme, ku kërkohet kombinimi i estetikës me mbrojtjen e fortë.
  • Sipërfaqja që punohet duhet të jetë e pastër, e thatë dhe pa gjurmë yndyre apo pluhuri. Për mbrojtje maksimale, këshillohet aplikimi paraprak i ANTIKOROLL SINTETIK si shtresë bazë. Përziejeni produktin mirë para përdorimit. Hollohet me tretës vajor deri në 10%. Aplikohet me spërkatje në 1–2 shtresa me brushë, rulo ose pistoletë.

Karakteristikat teknike

  • Tharja: 8–10 orë.
  • Aplikimi i shtresës së dytë: pas 12 orësh.
  • Konsumi: 8–10 m2/kg, varësisht nga lloji i sipërfaqes punuese.
  • Afati i përdorimit: 24 muaj në paketim origjinal.
  • Të ruhet në ambiente të thata, në temperaturë 5–25°C.

Paketimi

  • Peshat në dispozicion
    • 0.75 kg
    • 5 kg
    • 20kg

Kalkulo shpenzimet

Shtoni dimensionet e murit dhe kalkulatori do të llogarisë shpenzimet tuaja për dimensionet e dhëna.

Tjeter Produkt