Extra Texture
1.0, 1.5, 2.0
Përshkrimi dhe aplikimi
- Llaç dekorativ mineral me shtresë të hollë, me bazë çimentoje dhe gëlqereje, e destinuar për mbrojtjen dhe dekorimin e mureve të jashtme dhe të brendshme.
- Karakterizohet me rezistencë të lartë ndaj kushteve atmosferike dhe rrezatimit UV.
- Sipërfaqja e aplikmit duhet të jetë e fortë, e pastër dhe e thatë, dhe e lyer paraprakisht me Grund Fasade.
- Përgatitja dhe aplikimi: Extra Texture përgatitet duke e përzier me 24-26% ujë, deri në një masë homogjene, aplikohet me hobell metalike në trashësi të granulatit. Me hobell plastike mund të krijohen struktura të ndryshme, Strukturë (Reib) me lëvizje rrethore, vertikale, horizontale dhe strukturë.
- Temperatura e aplikimit: +5-30°C, të mos punohet në rreze direkte të diellit, erëra të forta, mjegull dhe shi.
Karakteristikat teknike
- Shpenzimi: varësisht nga struktura 2.5-3.5 kg/m2.
- Afati i përdorimit: 12 muaj në paketim origjinal të mbyllur, të ruhet në vend të thatë.
Paketimi
- Peshat në dispozicion
- 25kg
Kalkulo shpenzimet
Shtoni dimensionet e murit dhe kalkulatori do të llogarisë shpenzimet tuaja për dimensionet e dhëna.
m²