Extra Trasing
- Produktet
- Ngjyrat e Brendshme
- Extra Trasing
Përshkrimi dhe aplikimi
- Përshkrimi i produktit: EXTRA TRASIG është bojë akrilike me bazë uji e cilësisë së lartë, e formuluar posaçërisht për sinjalizime rrugore horizontale si vijat rrugore, parkingjet dhe sinjalet tjera.
- Ofron ngjitje të shkëlqyer, elasticitet dhe mbulueshmëri të lartë.
- Karakteristikat kryesore: rezistuese ndaj fërkimit, derivateve të naftës, substancave agresive dhe mjeteve pastruese, elasticitet dhe qëndrueshmëri e lartë, ngjitje dhe mbulueshmëri e shkëlqyer.
- Udhëzime për aplikim: sipërfaqja duhet të jetë e thatë, e pastër dhe pa vajra apo yndyrë para aplikimit. EXTRA TRASIG aplikohet në një shtresë të vetme me makinë sinjalizimi ose manualisht, në trashësi prej 0.2–0.5 mm, në varësi të frekuencës së trafikut. Mund të hollohet me ujë të pastër deri në 10%.
- Tharje e shpejtë (20 minuta në 20°C), e gatshme për prekjen brenda 20 minutash në 20°C.
Karakteristikat teknike
- Konsumi: rreth 0.5–1.0 kg/m2, në varësi të strukturës së sipërfaqes dhe metodës së aplikimit.
- Ruajtja dhe afati i përdorimit: të ruhet në paketimin origjinal të mbyllur mirë, në ambient të freskët dhe të thatë. Afati i përdorimit: 12 muaj nga data e prodhimit.
Paketimi
- Kofe plastike
- 10kg
- 20 kg
Kalkulo shpenzimet
Shtoni dimensionet e murit dhe kalkulatori do të llogarisë shpenzimet tuaja për dimensionet e dhëna.
m²