Fasadë Silikoni
Përshkrimi dhe aplikimi
- Llaq dekorativ me bazë silikoni me cilësi të lartë në formë pastoze, me përshkueshmëri të mirë të avujve, punueshmëri të jashtëzakonshme, rezistencë ndaj ujit.
- Rezistencë ndaj rrezatimit UV dhe ndikimeve atmosferike.
- Struktura e Llaçit: Strukturë (reib) dhe Full.
- Përgatitja dhe aplikimi: Sipëfaqja mbi të cilin aplikohet llaqi duhet të jetë e fortë, e pastër, e thatë dhe e lyer paraprakisht me GRUND FASADE. Fasada silikonike përzihet mirë para përdorimit dhe aplikohet me një hobell metalike jokorroduese sipas trashësisë së granulatit, pastaj stukturohet me hobell plastike varësisht nga struktura (Strukturë-Reib me lëvizje rrethore, vertikale dhe horizontale, Full-lëvizje rrethore). Është e nevojshme të punohet pa ndërprerje në sipërfaqet e vazhdueshme të murit, si dhe për uniformitet të përzihen 4-5 kofe së bashku duke e plotësuar vazhdimisht kur të harxhohet ¼ e sasisë.
- Temperatura e aplikimit: +5-30°C, të mos punohet në rreze direkte të diellit, erëra të forta, mjegull dhe shi.
Karakteristikat teknike
- Harxhimi: varësisht nga struktura 2.3-3.3 kg/m2.
- Afati i përdorimit: 12 muaj në paketim origjinal të mbyllur.
- Të ruhet në vend të thatë, të mbrojtur nga rrezet direkte të diellit dhe ngricat, në temperatura +5-25°C.
Paketimi
- Kofe plastike
- 25kg
Kalkulo shpenzimet
Shtoni dimensionet e murit dhe kalkulatori do të llogarisë shpenzimet tuaja për dimensionet e dhëna.
m²