Powered by Smartsupp
L O A D I N G

Përshkrimi dhe aplikimi

  • Veçoritë: material njëkomponentësh, 100% akrilik. Shtrohet në beton, suva çimentoje (mallter), bazë guri, pllaka gipsi dhe asfallt.
  • Vetia elastike e hidroizolimit mundëson mbylljen e çarjeve të vogla në sipërfaqe betoni.
  • Mënyra e përdorimit: Përdoret për hidroizolim të objekteve të ekspozuara në shtypje pozitive sikur: pishina, rezervoare, mure të podrumeve, dysheme, banjo, kanale të mbyllura e të hapura, kulme të rafshta, ura, tunele, etj.
  • Shtrohet në sipërfaqe të fortë, të pastër dhe pa pluhur. Sipërfaqja ku shtrohet ky produkt paraprakisht lyhet me një shtresë emulsioni akrilik Ultra Prime. Pas tharjes së Ultra Prime (4-6 h), përzihet me mikser emulsioni akrilik (pas shtresës së parë rekomandohet shtrirja e pëlhurës qelqore). Kjo shtresë duhet të thahet (12-14 h) dhe pastaj bëhet shtrirja e shtresës së dytë. Varësisht nga baza, mund të aplikohet edhe shtresa e tretë e emulsionit akrilik. Shtresat ndërmjet vete duhet shtrirë në mënyrë të tërthortë. Sipërfaqja që punohet duhet të jetë e mbrojtur nga ndikimet e jashtme atmosferike (dielli, shiu, ngrica, etj.).
  • Nuk lejohet të punohet nëse temperatura e ambientit dhe sipërfaqes është nën 0°C.

Karakteristikat teknike

  • Koha e tharjes së Ultra Prime: 4-6 h.
  • Koha e tharjes së shtresës së parë: 12-14 h.
  • Shtresat ndërmjet vete duhet shtrirë në mënyrë të tërthortë.
  • Nuk lejohet të punohet nëse temperatura e ambientit dhe sipërfaqes është nën 0°C.

Paketimi

  • Peshat në dispozicion
    • 8kg
    • 20kg

Kalkulo shpenzimet

Shtoni dimensionet e murit dhe kalkulatori do të llogarisë shpenzimet tuaja për dimensionet e dhëna.

Tjeter Produkt